Kiara përlot me fjalët për shoqen e saj të ngushtë, nga shtatzënitë te momentet më të veçanta

Kiara Tito ka ndarë një moment të ëmbël e plot emocione në Instagram, ku shihet me mikeshën e saj të ngushtë Liesën dhe dy vajzat e vogla të tyre.

Të veshura me fustane të bardha dhe të rrethuar nga dashuria, dy nënat duken të lumtura dhe krenare teksa rrisin së bashku vajzat e tyre.

“Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave Kemi ëndërruar së bashku, jemi rritur së bashku, dhe tani po rrisim qenie të vogla krah për krah. Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash” ishin fjalët e Kiarës.