Kiara Tito përgjigjet sinqerisht: Ja si u ndjeva kur takova Luizin jashtë Big Brotherit

Historia e Kiara Totos me Luiz Ejllin vazhdon të jetë një prej historive më të komentuara të showbiz-it shqiptar, tashmë prej më shumë se dy vitesh.

Ndërsa të gjithë kanë qenë dëshmitarë se si lindi dhe u zhvillua dashuria e tyre brenda shtëpsë së BBVA, kuriozitet të madh ka edhe për vazhdimin jashtë reality show-t.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Kiarës iu drejtua një pyetje lidhur me takimin e parë me Luizin jashtë mureve të shtëpisë së BBVA.

“Cila ishte ndjesia jote e parë kur pe Luizin për herë të parë jashtë shtëpisë së BBVA?”, u pyet moderatorja.

“Ka qenë e çuditshme pasi më dukej sikur kishim ikur në planet tjetër dhe duhet të përshtateshim në këtë planetin e ri,” -u përgjigj ajo, duke shtuar: “Ndjesia e kamerave dhe mikrofonave na ka ikur pak vonë.”

Sot, çifti janë bërë prindër të një vajze 1-vjeçare, Luna Mari.