Kishte ëndërra të mëdha dhe donte me shpirt t’i shërbente këtij vendi/ U rrëzua padashje te ‘Piramida’ në Tiranë, ndërron jetë policja 22 vjeçare

Në Spitalin e Traumës ka humbur jetën ditën e sotme një 22-vjeçare, efektive policie.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se e reja ka ndërruar jetë një javë pasi aksidentalisht u rrëzua nga shkallët e “Piramidës” në Tiranë.

Fatkeqësisht efektivja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra në kokë, duke gjetur vdekjen mesditën e kësaj të marte.

Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë ku 22-vjeçarja u rrëzua nga shkallët e “Piramidës”. Newsbomb.al mëson se në momentin e ngjarjes oficerja e policisë nuk ishte në shërbim dhe kishte shkuar te “Piramida” me familjarët e saj.