Kjo është Kiara Tito? Gati nuk e njohëm në fotot e fundit – Po Luizi a do ta njeh?!

Kiara publikoi disa foto në rrjetet sociale së fundi, të cilat na befasuan për shkak se ajo shfaqet kaq ndryshe, e kaq bukur në të njëjtën kohë! Flokët e gjatë kafe, veshja sportive dhe grimi i kujdesshëm, e bënë moderatoren të duket kaq e freskët dhe në formë!

Kiara u bë nënë për herë të parë prillin e këtij viti. Ajo dhe bashkëshorti, Luiz Ejlli, u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Luna Mari. Moderatorja është rikthyer sakaq në formë shpejt, dhe së shpejti pritet të shfaqet ne televizion me një projekt të ri.