Kolegët ia ZBULOJNË, ja cili banor do futet SONTE në Big Brother VIP Albania 3

Tani nuk ka më dyshime, aktorja e humorit Cubi Metkaj do t’i bashkohet garës së “Big Brother Vip 3”.

Edhe pse vetë këngëtarja kur u pyet tregoi se si do futej nëse do fujtej por nuk e konfirmoi, kanë qenë kolegët e saj në emisionin i “Zgjohu me MCN” ku aktorja ishte prezantuese të cilët e kanë përshëndetur me disa foto të postuara në rrjetet sociale.

“Miq të Zgjohu me MCN, nga sot Cubi, kjo mistrecja që na bënte të qeshnim me lot me humorin e saj ka vendosur të ndjek një rrugëtim të ri.

Kjo buqetë me trëndafila është pak për ti shprehur mirënjohjen e plotë për gjithçka që i dha këtij formati që nga fillimi i saj. Suksese Cubi, suksese yll Të duam” – thuhet në një postim në rrjetet sociale, krahas fotove të Cubit me kolegët e saj dhe me një tufë me trëndafila.

Mbetet të shihet nëse Cubi do të prezantohet që në spektaklin e mbrëmjes së nesërme (e shtunë) si konkurrente e re e Big Brother Vip, apo duhet të presim spektaklin e të martës.