Komenti i Ledionit PUBLIKISHT në videon e Sara Hoxhës mori gjithë vëmendjen: “Ty të…”

Para nisjes së “Big Brother VIP Albania”, publiku nuk e priti mirë lajmin se ky sezon do të moderohet nga Ledion Lico dhe jo Arbana Osmani.

Megjithatë, u desh vetëm një puntatë që publiku ‘të binte në dashuri’ me Ledionin, i cili është kthyer ndër personazhet më të pëlqyer të momentit.

Thënë kjo, cdo veprim i tij merr vëmendje, sic ka ndodhur së fundmi me një koment që moderatori ka bërë në postimin e partneres së tij, Sara Hoxhës.

Kjo e fundit publikoi në Instagram disa foto të fëmijëve të saj dhe u bashkangjiti edhe një video të saj ku shihet duke kërcyer dhe buzëqeshur.

“Ty të kish mangët Tik Tok-u”, i shkroi Ledioni, shoqëruar me një emoji.