Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 77 për qind e vendvotimeve.
Nga KQZ është bërë e ditur edhe se ky proces është përmbyllur në 28 komuna.
Njoftimi:
Në QNR rinumërohen mbi 80% apo 2,060 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
