Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut me qëllimin për të performuar në një klub të njohur nate.
Mediat zvicerane shkruajnë se arrestimi i tij u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Gjithashtu raportohet se klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti.
Reperi u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë.
Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht ndërsa në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.
E në lidhje me çështjen e tij, Prive ka kontaktuar avokatin më të njohur zvicran André Kuhn, që u përgjigj:
“Për aq sa dihet, atëherë viktima është sulmuar njëkohësisht nga disa të dyshuar. Një sulm i tillë në Zvicër mund të dënohet ose me një gjobë, ose me burgim deri në pesë vjet.”