Kryediplomati spanjoll ÇMENDl serbët, ja çka paralajmëroi sot

Erdhi krejt “pa pritur e pa kujtuar” ndërsa doli që në prapaskenë kishte qenë krejtësisht e pritshme.

Pranimi i pasaportave të Kosovës nga shteti spanjoll u brohorit nga shumë kush si sinjal jo vetëm i mirë në së paku shkrirjen e një moskomunikimi kokëfortë mes Kosovës dhe shtetit mosnjohës të Spanjës; por edhe në pikturën e përgjithshme kontinentale-evropiane.

Doli se qysh në dhjetor të vitit 2021, Qeveria e Pedro Sanchez kishte premtuar “qëndrim konstruktiv” sa i përket pasaportës kosovare në dritën e heqjes së regjimit të vizave në zonën Schengen.

Spanja publikisht deri kohëve të fundit shprehej se “assesi” s’do të përkonte me qëndrimin e unionit njëzet e shtatë shtetësh evropian sa i përket lëvizjes së lirë për kosovarët; ndërsa në prapaskenë brumi që po zihej ishte tjetër.

Vetëm nga 1 janar – ky pranim “pa zë” – u morr vesh dhe u konfirmua nga Ministria e Punve të Jashtme e Spanjës në një përgjigje me shkrim për “El Pais”.

Kryediplomati spanjoll madje u ftua edhe për të raportuar nga opozita “pse” ndërruan qëndrim derisa u mëshuan spekulimeve se pranimi i pasaportës kosovare “i hap rrugë pranimit nga cilido shtet ndofarë pasaporte hipotetike katalonase në të ardhmen”.

Hiç më larg se sot, kryediplomati spanjoll, José Manuel Albares, në një intervistë për “El Periodico” tha se ndonëse pranimi i pasaportës nuk nënkupton edhe njohje të pavarësisë dhe sovranitetit, spanjollët një gjë duhet ta kenë të qartë.

“(…)që nuk nuk mund të shtiremi se kinse Kosova nuk ekziston”.

Kjo deklaratë përbën përjashtimin, e aspak rregullin, kur jemi te deklarimet shtëtërore spanjolle në raport me shtetin kosovar – ku kohë më parë as nuk uleshin në forume shumëkombëshe ku shpërfaqeshin simbolet shtetërore kosovare.

Dhe është pikërisht qeveria e Sanchez-it që ka thyer këtë akull rigjid.

Megjithatë, përtej pranimit të pasaportës kosovare – e mirëpritur gjithsesi – një deklarim i Albares sot, ishte edhe më i shpreshshëm se sa thjesht vendosja e një vule në pasaportin e një kosovari udhëtar e turist.

U pyet nga El Periodico se “a është ky normalizim?” i shtetësisë kosovare nga ana shtetare spanjolle, por Albares u përgjigj mëse diplomatikisht duke shmangur një përgjigje të prerë.

Megjithatë, e preu aty ku duhej.

Tha që Spanja “assesi” nuk do të jetë pengesë në normalizimin e marrëdhënieve – sido që të jetë – mes Prishtinës dhe Beogradit; e për më tepër nuk do të pengoj edhe një gjë tjetër që vjen vis-a-vis kësaj: afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Spanja nuk do të jetë pengesë në afrimin (acercamiento) të Prishtinës me Bashkimin Evropian”, tha Albares, duke përbërë kësht një nga deklaratat më të shpreshme ndonjëherë sa i përket shtetit spanjoll në raport me Kosovën.

Këtu, ai foli si realist duke i thënë gazetës se “Kosova është territor brenda Ballkanit Perëndimor dhe shkon në samite të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor”.

Pse përbën ndryshim tejet domethënë kjo “mospengim të afrimit të Kosovës me BE-në?”

Kujtjojmë se Kosova ka dorëzuar – pavarësisht mosnjohjes nga pesë vende të BE-së, që e bën prospekt vështirë të arritshëm – aplikimin për në Bashkimin Evropian.

Spanja ishte deklaruar menjëherë se assesi nuk do të lejojë, sa i përket votës së saj dhe unanimitetin që kërkohet në konsesusin mes shteteve evropiane, që Kosova të ngritet në faza të hapjes së anëtarësimit në union.

“Spanja do të votojë kundër çfarëdo vendimi procedual të dhënies së statusit të vendit kandidat për BE”, ishte shprehur Përfaqësuesi i Spanjës për BE-, Pascual Navarro.

Navarro shprehej se “nuk është e zakonshme” një aplikimi i tillë referuar Kosovës dhe se Qeveria e Spanjës “nuk e mbështwet kandidaturën në rrethana aktuale”.