Kujdes, ja çfarë SEMUNDJE fshihet pas Iëkurës së skuqur në fytyrë/ Ylli Merja: Ju tregoj kurën efikase

PJESA 2: Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se kjo sëmundje inflamatore e lëkurës kalon në disa faza, ku në fazën e parë kemi skuqje të lëkurës në faqe, hundë dhe sy.

Skuqja thellohet deri në shfaqjen e venave merimangë, ndërsa në fazën e dytë shfaqet fondi i përhershëm i kuq i fytyrës, formimi i puçrave të kuqe dhe pikave me qelb.

Në fazën e tretë, komplikimi kur shfaqet Rinofima (trashja e hundës) dhe hapen poret në lëkurë, ndërsa më tej vijon faza e veçantë, ku sëmundja prek sytë me skuqje, tharje, blefarit, kruarje, etj.

Specialisti Merja tregon se si çdo sëmundje tjetër edhe kjo problematikë mund të parandalohet. Ai ndan disa këshilla sesi të frenojmë shfaqjen e rozaceas “Duhet të shmangen pijet alkolike, ushqimet e nxehta, çajrat e nxehta, speci djegës, qumështi, qumështi i sojës, produktet shtazore me yndyrë të lartë.

Shmangni qëndrimin në diell nga ora 11:00 – 15:30, mos qëndroni në ajër me pluhura, lagështi, mos kaloni në ambjente me ndryshime temperaturash, pastruesit e lëkurës të mos jenë as acide as me alkool. Për ata që kanë një lëkurë delikate mirë është të pastrojnë fytyrën në mbrëmje me çajra bimore”.

“Sa më herët të niset trajtimi, që në fazën e parë, aq më i lehtë dhe më efikas do të jetë rezultati” thekson Ylli Merja, i cili tregon trajtimin alternativ:

– Shplajmë fytyrën me një çaj bimor: Në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta 3 lugë çaj myku, 2 lugë çaji mollë të egra, 1 lugë kamomil, 1 lugë kumak. Shplajmë fytyrën duke përdorur 250 ml çaj dhe 1 lugë kafe sodë buke. Pasi thahet lyejeni fytyrën me ujë trëndafili ose ujë nga manushaqet. Pasi thahet uji i trëndafilit lyejeni fytyrën me krem me helikrisium ku mund të shtoni 5-6 pika esencë kamomili, 3 pika mente. Trajtimi me çaj, ujë trëndafili dhe kremin bëhet 2 herë në ditë

– Për blefaritin bëjmë kompresa me çaj kamomili dhe kokoçeli: Në 0.5 litër ujë zieni 2-3 minuta 2 lugë gjelle kamomil dhe 1 lugë gjelle kokoçel. Bëjmë kompresa të syve çdo darkë 10-12 minuta, për 10 ditë. Pas kompresave lyeni sytë me hudhër 2 herë në ditë.

– Pini 1-2 gota boronicë në ditë për 2-3 javë

– Hani 20 fije shafrani në ditë

– Kur fytyra nxehet e lajmë me çajin ose me lëngun e trangullit

– Kremi mbrojtës me SPF 50-60 mbron fytyrën nga rrezatimi UV

– Ndër ushqimet që ju ndihmojnë: dieta mesdhetare, peshku, fara liri, fara chia, arrat, fasulet, thjerrëzat, antioksidantët, fibrat, ushqimet që përmbajnë zink dhe vitaminë A