Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës kundër Ogertës? Përgjigjet Berisha

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka komentuar situatën politike pas propozimit të Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës nga kryeministri Edi Rama. Berisha theksoi se Partia Demokratike ka “personalitete të shquara” që mund t’i paraqesë si kandidatë përballë mazhorancës.

Alimehmeti, një figurë e vlerësuar
I pyetur nëse Ilir Alimehmeti mund të jetë një nga kandidatët, Berisha tha se nuk mund të flasë në mënyrë individuale, pasi vendimi do të merret në forumet e partisë. Megjithatë, ai e vlerësoi lart Alimehmetin, duke e cilësuar si një “figurë të shquar” dhe “të denjë për t’u promovuar në shumë funksione”.

Kritikë ndaj kabinetit të ri qeveritar
Berisha e quajti kabinetin e ri të Ramës një “palo kabinet” dhe “më të dobëtin në historinë e vendit”. Sipas tij, lëvizja për zgjedhje të reja në Tiranë është një taktikë e Ramës për të larguar vëmendjen nga debatet dhe kritikat ndaj emrave të rinj në qeveri. Berisha pretendon se Rama po përdor këtë situatë për të shmangur diskutimet për kabinetin e tij të sapoformuar.