Kush ishte ‘Koka e shtetit’ që do vr*ste Laert Haxhiu! E thotë me gojën e tij si shpëtoi

Në episodin e dytë të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, rrëfen për herë të parë se si është ndjekur dhe vëzhguar për t’u ekzekutuar me urdhër të kreut të bandës së njohur të Lushnjes, Laert Haxhiut.

Ai tregon me detaje se si atentati ndaj tij ishte planifikuar sipas të njëjtës skemë që u përdor kundër dy prokuroreve, njëra në Lushnje dhe tjetra në SPAK, dhe si ai sot ruhet 24 orë nga Policia e Shtetit. Zbulimi i atentatit, sipas Ballës, erdhi pas dëshmisë së një të penduari të drejtësisë, që tregoi të gjithë skemën e vrasjes së porositur.

Gjatë intervistës, Balla kthehet pas në kohë, në vitet e errëta të 1997-ës në Lushnje, kur të arrestuarit lidheshin pas pemëve dhe bandat digjnin godinat e gjykatës dhe prokurorisë, një periudhë që ai e përjetoi si prokuror në terren, deri në përplasjen me Prokurorin e Përgjithshëm të kohës, të cilin e cilëson si përfaqësues i mendësisë komuniste. Përplasja e fortë e asaj kohe çoi në largimin e tij nga sistemi, por jo nga dëshira për drejtësi.

Në këtë intervistë ekskluzive, ai flet edhe për prapaskenat e zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe rolin e Ambasadës Amerikane në këtë proces, si dhe për mënyrën se si KLP mori vendimin përfundimtar. Ai zbulon edhe emrin që ai vetë do të preferonte si pasues të Dumanit në krye të SPAK-ut, ndërsa ndalet te mënyra sesi u përjashtua vetë nga sistemi me një vendim të tre anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit: Ina Rama, Sokol Çomo dhe Rezarta Shultz.

Balla ngre pikëpyetje edhe për Reformën në Drejtësi dhe e quan atë një projekt të kapur nga vetë ata që e hartuan ose me të njejtët njerëz, ku sipas tij, “nuk ka drejtësi të re me njerëzit e vjetër”.

Nga ana tjetër, Sokol Sadushi, Ilir Panda, Albert Rakipi, Gent Ibrahimi e Artur Metani, të cilët pas hartimit të ligjeve u pozicionuan vetë në krye të institucioneve të reja. Ai e thotë se disa me meritë e disa me ndihmën e politikës!

Në intervistë diskutohet edhe për vendimmarrjet selektive të vettingut, ku prokurorë dhe gjyqtarë me integritet u larguan ndërkohë që shumë të korruptuar mbetën në sistem. Gazetari Vezaj, përmendi rastin e Ina Ramës, si një banalitet i pasurimit në Shqipëri, duke ndryshuar bankën ku transferoheshin pagat e prokurorëve dhe më pas vetë përfitoi kredi të butë nga e njëjta bankë, duke shtuar se pasuria e saj është e pajustifikuar. Edhe rasti i Natasha Mulajt përmendet si shembull i drejtësisë së deformuar, ku nuk u hetua asgjë për pasuritë, ndërkohë që ndëshkoheshin të tjerë pa fakte.

Sipas Ballës, Eeforma në Drejtësi ishte e nevojshme, por mënyra si u zbatua, me kritere të dyfishta dhe përzgjedhje klienteliste. Ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si u trajtuan shumë kolegë të ndershëm, ndërsa karrierën e tyre e zëvendësuan të përzgjedhur politikë apo servilë të pushtetit.

Për më shumë nga kjo intervistë tronditëse dhe zbuluese, ndiqni episodin e plotë në YouTube, Facebook, Instagram dhe TikTok në kanalet zyrtare të “Ma Shqip me Flamur Vezaj”.