Ky është prezantuesi njohur shqiptare që kërkoi një natë me Hashim Thaçin

Në një nga edicionet e emisionit “The Elite Way” me Elita Rudin dhe Nderim Nezirin, prezantuesi i njohur Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si Kika, ka dhënë një përgjigje që ka ngjallur shumë reagime në studio dhe rrjete sociale.

I pyetur me kë do të dëshironte të kalonte një natë, Kika përmendi emrin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan “Kosovarja”.

Deklarata u prit me të qeshura dhe befasi nga të pranishmit, ndërsa Kika nuk dha shumë shpjegime, duke lënë publikun të aludojë mbi kuptimin e saj.

Momenti është bërë viral në internet dhe ka ndezur diskutime mes fansave të emisionit.