Ky është pronari që i doli në mbrojtje kamarierit të dhunuar nga polici i shtetit për një shishe ujë

Vasil Bedinaj, biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i rrjetit hotelier “Regina Group”, është përfshirë në një incident të dhunshëm në lokalin e tij, ku ndërhyri për të mbrojtur një punonjës të ri që po dhunohej nga një oficer policie jashtë shërbimit.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, kur Nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe aktualisht pjesë e Policisë Kufitare në Dibër, së bashku me shtetasin Leart Bimo, u konfliktuan me një kamarier 18-vjeçar për një ushqim që më së shumti në porosi. Debati degjeneroi në dhunë ndaj të riut.

Në ato momente, sipas dëshmive dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, Bedinaj ndërhyri dhe goditi Isufin, i cili përfundoi i plagosur në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Veprimi i Bedinajt për të mbrojtur kamarierin ka marrë përkrahje të gjerë nga publiku. Qytetarë të shumtë në rrjete sociale e kanë mbështetur reagimin e tij në ngjarje.

Sakaq videot e tij po shpërndahen masivisht dhe janë kthyer në virale në TikTok, Instagram dhe platforma të tjera, ku shumë nuk kanë munguar komentet lavdëruese nga publiku.