La Xhensilën për konkurentën e Përputhen? Çka po ndodh, Bes Kallaku ‘KAPET MAT’, dalin fotot me…

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj prej disa kohësh

janë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit, e ku shpesh thumbojnë njëri-tjetrit.

Mirëpo duket se aktori ka lënë pas histori e vjetër dhe tashmë ka hapur një kapitull të ri.

Në rrjet po qarkullojnë zëra se Besi është në një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, por aludimet kanë nisur pasi Kormuzi dhe Kallaku janë shfaqur dhe kanë postuar nga të njëjtat vende.

Po ashtu ish-konkurrentja ka marrë pjesë edhe në disa koncertet e Besit, ku nuk ka nguruar të ndajë edhe foto të tij në “Instagram”,

ku edhe fansat i kanë pëlqyer bashkë.

Kujtojmë që ka qenë Bes Kallaku, i cili në “FermaVIP”, konfirmoi ndarjen nga Xhensila, teksa tha se fëmijët jetojnë me këngëtaren, por që i takon shpesh sidomos vajzën që është edhe më e rritur.

Mirëpo edhe pse të ndarë mes rreshtave të këngëve apo edhe postimeve në instagram, ish-bashkëshortët vazhdojnë të thumbojnë njëri-tjetrin.