Labinot Rexha nuk lejohet të flasë me familjen, merr pjesë në varrimin e gjyshit pa kontakt me tjerët

Ka përfunduar ceremonia mortore e gjyshit të banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës.

Në “Kosova Today” u bë e ditur se Labi nuk mund të flasë me asnjë familjarë, për shkak që është pjesë e një formati si BBVK.

Labi u tha tutje se është në emocione shumë të forta për shkak të këtij lajmi të rëndë për të.