Lamtumirë Top Channel/ Moderatorja Arbana Osmani, së shpejti në një tjetër ekran

Që pas përfundimit të Big Brother Vip 2, moderatorja Arbana Osmani ka qëndruar larg ekranit të televizionit, ku iu përkushtua biznesit të saj tek Piramida.

Por duket se nuk ka qenë vetëm kjo arsyeja e qëndrimit larg ekranit. Flitet se moderatorja Arbana Osmani do të rikthehet në ekran por jo më në televizionin Top Channel. Ajo do të transferohet në një tjetër televizion në Klan Tv.

Ky transferim po diskutohet dhe ende nuk ka një kontratë të mbyllet.

Dukets e modratorja pas përplasjeve për Big Brother Vip 3 pritet të shfaqet në Klan.

Burime thanë për CNA se, përplasjet mes moderatores dhe drejtuesve të Top Channel, Lori dhe Sara Hoxha kanë nisur pas refuzimit të kërkesës së Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj Eduart Grishaj për shumën që duhet të paguante ky televizion për regjinë dhe drejtimin e Big Brother Vip 3.

Kështu Lori dhe Sara Hoxha e gjetën zgjidhjen tek Ledjon Liço.

Ndërsa nga ana tjetër Arbana Osmani pritet të shfaqet në ekranin e televizionit Klan me një emision surprizë.

Ende nuk ka një konfirmim për lëvizjen nga palët, por mediat e showbizz-it e quajnë gati të mbyllur.