Ledioni publikon foton me Kiarën para 9 vitesh, ja çka i komenton moderatorja

Moderatori Ledion Liço ka publikuar në rrjetet sociale një foto me moderatoren Kiara Tito, e cila shumë shpejt do të prezantojë emisionin “Portokalli”, krahas Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës.

Ledioni thotë se kjo foto është shkrepur 9 vite më përpara. Në foto shihen si Ledioni ashtu edhe Kiara shumë më të rinj se sa sot, teksa prezantonin “The Voice of Albania”.

“Sa shpejtë kalon koha. Kaq e re dhe kaq shumë gjëra për të mësuar. Të falenderoj shumë për mundësinë. Ka qenë kënaqësi të ndaja skenën me një profesionist si ty!”, i komenton Kiara Ledionit.

Kujtojmë se Kiara Tito do të zëvendësojë Xhemi Shehun në “Portokalli”, e cila po drejton emisionin “Fiks Fare” krahas Julian Dedës.