Leonora Jakupi ‘jashtë’ Big Brother VIP, ja kush merr vendin e saj

Për shkak të angazhimeve me koncerte në Amerikë, Leonora Jakupi do të mungojë në “Prime-in” e sotëm.

Vendi i saj i besohet sërish dizajnerit Valdrin Sahiti, i cili konfirmoi pjesëmarrjen me një postim nga shtrati ku shkroi: “Ju shoh sonte, nashta ju bjen shpirti n’paqe”.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij sezoni që Sahiti zëvendëson këngëtaren në panelin e opinionistëve.