Siç është përfolur prej ditësh, bashkëpunimi i artistit nga Kumanova Bardhi me menaxherin e tij
Jetmir Agaj është ndërprerë. Kjo pas përplasjeve publike në rrjete sociale mes tij dhe Sara Gjordenit,
ku sipas kësaj të fundit, Agaj nuk ka qenë dakord për lidhjen e tyre dhe në
Instagram kishte fshirë çdo foto të Bardhit me të. Ky i fundit dje njoftoi se së
shpejti do të ketë një faqe të re zyrtare por nuk na bëri me dije se në menaxhim të kujt do të jetë.
Megjithatë Jetmiri duket se ja ka nisur direkt nga puna dhe ka ngritur dyshime me lëvizjen e fundit.
Ai ka postuar një foto të Luizit duke i uruar për këngën e tij të re “Kec” e cila brenda
pak ditësh ka arritur të marrë 1 milion klikime në “Youtube”.