Loredana nuk e duron dot më: Reagimi epik pas “diss-it” të fundit të Mozzikut!

“Diss” mban titullin një nga këngët e reja të Mozzikut, si pjesë e një ‘EP’ me pesë këngë.

Ky projekt ka trazuar ujërat pasi i bën ‘diss’ vetes e përfshin edhe shumë personazhe të tjerë.

Në disa vargje e ka përmendur edhe ish-partneren e tij, rap-artisten Loredana Zefi.

E njëjta ka reaguar me një postim në InstaStory, që ka lënë të nënkuptohet se është për të.“Bruhhhhh pls”, ka shkruar ajo.

Komenti i shkurtër, por domethënës, është parë si një përgjigje ironike ndaj përmendjes në këngë dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.