Luiz Ejlli nuk përmbahet dhe flet hapur, tregon arsyen pse nuk merr pjesë në festivale dhe pse nuk krijon shumë balada…

Luizi, përmes një postimi në Instagram,

ka treguar arsyet pse nuk merr pjesë në festivale

apo të realizojë më shumë balada, duke thënë ndër të tjera se njëjtë siç ai kujdeset për të bijën,

Lunën, ashtu dhe bashkëpunëtorët kanë fëmijët e tyre.

“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale…Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe t’i bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në club-e të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë numrin e klikimeve të këngëve, si për shembull: “Të ka lali shpirt” apo “Sarile” etj, atëherë unë dhe bashkëpunëtorët e mi do t’ju japim pafund këngë të tilla”, tha fillimisht këngëtari.

Më tej, shtoi:

“Por, siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre (duke iu referuar fëmijëve të tyre). Prandaj, jemi “të detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që t’i japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë, na paguan dhe na ushqen”, përmbylli ai.