Ngjarja që tronditi Sarandën: Luiz Ejlli vjen me një REAGIM TË FORTË pasi dy motrat e reja humbën jetën në aksident sonte

Dy vajza, 20 dhe 22 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë. Viktimat janë motrat Ela, 22 vjeç dhe Rozina Dhimaku, 20 vjeç nga Delvina.

Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës. Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.

Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rozina Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarja Zhupa, ka mbetur e plagosur rëndë.

Për këtë, me zemër të thyer, ka reaguar edhe këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ku ka ngushëlluar familjen dhe ka bërë apel për më shumë kujdes, dhe vënie të rregullave dhe aplikimit më shumë të ligjit nga ana e shtetit.