Luiz Ejlli, i cili ishte planifikuar të performonte mbrëmë në një ‘beach bar’ në Ksamil, ka anuluar koncertin për arsye personale. Arsyeja pas këtij vendimi ishte pjesëmarrja e tij në një ngjarje shumë të rëndësishme.
Këngëtari ishte i pranishëm në dasmën e mikut të tij të ngushtë dhe njëkohësisht producentit të tij, Qelikut, i cili kurorëzoi dashurinë në një ceremoni madhështore, shkruan “Kosovarja”.
Komentet ishin të shumta duke e përgëzuar Luizin për vendimin, që zgjodhi shokun e tij mbi punën, meqenëse ishte një natë shumë e vecantë për Celikun.
Në këtë event të veçantë morën pjesë edhe figura të njohura të ekranit dhe muzikës, ndër ta Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Ku çifti padyshim e shijuan pafund festën.