‘Luizi nuk e meritonte fitoren e BBV3, ai ngjason me HitIerin…’ GODET Zhaklin Lekatari, bënë deklaratën e fortë

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari së fundmi ka qenë e ftuar në

“INSPIRE PodCLASS” ku iu përgjigj disa pyetjeve “pikante” të Alketa Vejsiut.

“Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar?” e pyeti moderatorja,

ndërsa ajo e krahasoi këngëtarin me Hitlerin duke thënë që vjen një ditë që njerëzit i kuptojnë “manipulimet” e tij.

Sipas Zhaklinës, Luizi ka bërë një lojë manipuluese në këtë spektakël, duke i bërë gënjeshtrat të duken si të vërteta.

Pjesë nga intervista:

Alketa: Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar?

Zhaklina: Nuk ka ndyrshuar asnjë mendim dhe asnjë deklaratë nga ato që kam thënë para disa muajsh.

Alketa: Por fakti që të gjithë e deshën këtë djalë a nuk kishte një sekret?

Zhaklina: Edhe Hitlerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.

Alketa: Nuk mendon që ai djalë është reflektimi i shumë shqiptarëve të zhgënjyer nga jeta që kanë shpresuar në këtë vend dhe në një moment fati i bën një kthesë dhe i sjell fatin dhe jetën e merituar? Më duket shumë i lumtur dhe i përmbushur ai djalë pas Big Brother.

Zhaklina: Kjo ndodh vetëm në përralla, kjo nuk është e thënë që të ndodhë gjithmonë në jetën reale. Dhe më trishton shumë se pse ne jemi një shoqëri që besojmë akoma në përralla.

Alketa: Shqiptarët deshën shumë gjëra tek Luiz Ejlli, a mund të nënvizosh disa gjëra pozitive e ky djalë?

Zhaklina: Studimi që ai i bëri Big Brother, sepse për të thënë që ai person ka bërë një lojë të mirë ne duhet të përcaktojmë se çfarë është një lojë e mirë. Lojë në këtë Big Brother u quajt

që ti të gënjeje sa më shumë dhe ta bëje të dukej sa më e vërtetë, nëse kjo ishte kriteri i lojës ai ka bërë një lojë të mrekullueshme.