Luizi zbulon emisionin ku do ta shohim Kiara Titon në sezonin e ri? Keni për t’u surprizuar

Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale ka ndezur diskutimet mbi një rikthim të mundshëm të Kiara Titos në skenën televizive,

kësaj here si prezantuese e festivalit “Kënga Magjike”.

Në pamjet, Kiara dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, shfaqen në një ambient familjar së bashku me Ardit Gjebrean dhe familjen e tij. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një koment me tone ironike nga Luizi:

“E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”

Megjithëse e thënë në formë lozonjare, kjo fjali ka mjaftuar për të ngritur dyshime se Kiara mund të jetë në bisedime për të marrë drejtimin e një prej festivaleve më të njohur muzikor në vend për vitin 2025.

Aktualisht nuk ka asnjë reagim apo konfirmim zyrtar as nga Tito, as nga stafi i “Kënga Magjike”, por afërsia me Gjebrean dhe atmosfera familjare në video janë lexuar nga publiku si një sinjal i qartë se diçka po gatuhet.

Nëse lajmi konfirmohet, për Kiarën kjo do të ishte një rikthim i fortë dhe i shumëpritur në skenën televizive shqiptare.