“Mamin e ZHGENJEVA” Rike rrëfen pengun pas ndarjes nga i dashuri, si e priti ajo

Një ‘armiqësi’ që duket se po kthehet në ‘dashuri’ mes Eglës dhe Rikes.

Pasi dyshja i shpëtuan të dyja nominimit mbrëmjen e djeshme, kanë shkëmbyer një bisedë me njëra-tjetrën, ku Rikja i është rrëfyer për merakun që ka mamaja e saj në lidhje me të.

Rikja ka treguar se si e ka pritur mamaja e saj ndarjes nga partneri me të cilin kishte disa vite lidhje.

Rike: Unë jam ajo delja e zezë dhe ato gjithmonë më shohin dhe thonë ‘po ti e ke në gjak moj’. Mami është thjesht jeta.

Egla: Pse çfarë ke bërë?

Rike: Unë s’kam bërë gjë, po unë thjesht kam qëndruar vite e vite me të njëjtin person edhe mamin e zhgënjeva.

Egla: Thuaj që ndahesh. Thuaj që investon shumë kohë dhe pastaj në një moshë adulte kupton që vendos pastaj për veten.