Manipulimi i votave të kandidatëve, PROKURORIA E PRIZRENIT nis punën me policinë, ja çka paralajmëron

Prokuroria Themelore në Prizren ka rikonfirmuar se kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu, me vetiniciativë ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës për identifikimin e personave përgjegjës për devijimin e vullnetit qytetar.

Në njoftimin e prokurorisë, thuhet se teksa rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar “keqpërdorime të dukeshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit”, shkruan Insajderi.

“Në këtë drejtim, sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciative ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, thuhet në njoftim.

Prokuroria shton se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore do të ndëshkohen “pa kompromis”. /Insajderi.org/