Sonte, Fisnik Pacolli, djali i ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, po kurorëzon dashurinë e tij me të fejuarën Jeta, në një nga dasmat më të veçanta të këtij sezoni.
Ceremonia po mbahet në një nga ambientet më të veçanta të kryeqytetit – Grand Events, një hapësirë luksoze që po shndërrohet sonte në një skenë të dashurisë, emocioneve dhe festës së madhe familjare.
Për të mos lënë pa kujtim asnjë moment të kësaj nate magjike, Fisniku ka zgjedhur të punojë me njërin nga emrat më të kërkuar të fotografisë në Kosovë – Norik Uka.
Në një atmosferë të veçantë dhe plot dashuri, me praninë e familjarëve, të afërmve dhe miqve më të ngushtë, çifti sonte po kurorëzon dashurinë e tyre në një natë të paharruar dhe të mbushur me emocione.
Urime! /Prive By Liberta Spahiu