Mateo dhe Brikena kanë filluar që të qëndrojnë më shumë bashkë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku bëjnë biseda të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme banori i tha asaj që edhe pse ka pëlqim për të, nuk është se e beson 100 për qind.
Ai i shpjegoi se e vështron atë dhe shikon jo vetëm sjelljen e saj me të, por edhe me banorët e tjerë. Pastaj Mateo shtoi se ka dëshirë që të ketë besim të plotë tek ajo.
Pjesë nga biseda:
Mateo: Ti je gjithmonë tipi që rri një hap mbrapa
Brikena: Për çfarë?
Mateo: Kur ndjen rrezikun, sado ti shohësh gjërat, ti rri jo një hap po shumë hapa.
Brikena: Në çfarë aspekti?
Mateo: Në sistem vetëmbrojtje
Brikena: Në çfarë aspekti? Në debate? Me një person?
Mateo: Me një person, siç jemi ne të dy. Të njëjtën gjë bëj edhe unë, nuk është se nuk e bëj. Unë me të vërtetë kam pëlqim për ty, të kam parë, e të gjitha, e vazhdoj të shoh. Jo vetëm se si sillesh me mua, po si sillesh me të gjithë.
Brikena: Syri për me pa është
Mateo: Po edhe unë, fakti që kam pëlqim nuk do të thotë se e kam besimin 100 për qind.
Brikena: Është mendimi jot
Mateo: Por dua ta kem
Brikena: Besimi krijohet/BBV5