MBAHUNI MIQ/ Bebe Rexha pozon tërësisht e zhveshur nga dushi gjatë pushimeve në St. Barts

Këngëtarja e njohur shqiptare që ka arritur të bëjë bujë në skenën botërore, Bebe Rexha, ka befasuar ndjekësit e saj me një seri fotografish mjaft provokuese të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Bebe, e cila ka treguar gjithmonë një frymë të lirë në shprehjen e vetes, këtë herë shkon një hap më tej duke ndarë momente intime nga pushimet e saj të fundit në St. Barts.

Në fotografitë e postuara, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” shihet duke bërë dush, totalisht e zhveshur dhe duke lënë pak vend për imagjinatën, megjithëse ka ruajtur modestinë duke mos ekspozuar pjesët e saj intime.