MBARON LIDHJA ROMEO – HEIDI?! As 24 orë nga dalja nga shtëpia e Big Brother, Heidi dhe Romeo ‘NDAHEN’? (FAKTE)

Pas gati 5muajsh rrugëtim, i erdhi fundi edhe këtij sezoni të BBV3 e ndërsa tani jemi të gjithë kuriozë

se si do vazhdojnë marrëdhëniet e banorëve me njëri-tjetrin.

Ndërsa presim të shohim më shumë detaje, ajo që ka bërë më shumë habi është çifti Romeo-Heidi,

të cilët menjëherë pas përfundimit të spektaklit, as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, me një vështrim në llogaritë e tyre pamë se nuk kanë më asnjë postim së bashku.

Gjithashtu një detaj bëri mjaft përshtypje dje, pasi Romeo u largua menjëherë pas eleminimit nga studio e BBV

ndërsa Heidi vijoi të qëndrojë deri në mbyllje të tij.