Mbeti shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon më në fund të vërtetën

Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP.

E ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes, Pollozhani mohoi publikisht lajmet për shtatzëni brenda Ferma VIP.

Ish-fermerja e cilësoi daljen pas fermës si një fazë me shumë emocione të larta.

Pjesë nga biseda:

Alba Pollozhani: Sa i përket shtatzënisë, nuk e di pse doli një lajm i tillë.

Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha pranuar sepse unë nuk mund të bëhem një njeri që mohoj diçka të bukur.

Brunilda Lahe: Ti nuk e pohoje, por as nuk e mohoje, diçka lije që të nënkuptohej.

Alba Pollozhani: Ka qenë një fazë me shumë emocione të larta. Dhe nuk ka qenë fokusi për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve që më vinin.

Se ishte një fazë që del nga kufizimi. Dhe ti realisht sado i fortë të jesh, je konfuz me çdo gjë që ndodh përjashta.