Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me të pas zgjedhjeve të 11 majit.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lapaj u shpreh se pas refuzimit, kryeministri u hakmor duke miratuar ligjin e “Avokatit të Popullit”.
Ai e cilësoj kryeministrin si hileqar dhe se me të duhet vetëm përballje.
Adriatik Lapaj: Një nga kushtet që vendosëm ne, të mos i qasim kryetarët. Me Ramën duhet përballje.
Ai është hileqar, e kam kuptuar kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos pranoja joshje.
Përgjigjia ka qenë herën e parë për 1 minutë. Ka qenë në 2 raste tentativa. Pastaj ky e çoi në një nivel, mori një personazh e keqpërdori, kishte 6 muaj që nuk shkonte në parlament dhe shkoi të votonte një ligj dhe bëri atë që bëri.