‘Më dridhen gjunjët, Zoti na shpëtoftë…’ I tmerruar banori i fshatit në Gramsh ‘Motrën e kam atje…’

Paraditen e kësaj të mërkure, banorët e fshatit Nartë në Gramsh po largohen nga banesat e tyre të tmerruar, pasi zjarri po afrohet shumë pranë shtëpive.

Të përlotur ata shprehen për gazetaren e Top Channel Bruna Kërçyku sesa të tronditur janë nga zjarri. Disa prej tyre mundohen të shpëtojnë edhe kafshët, bagëtitë e lopët, si të vetmet burime që kanë për të ardhura, duke i marrë vete.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Mbrojtjes lëshoi një njoftim urgjent ku u kërkonte banorëve të fshatrave Nart dhe Skënderbegas të Gramshit, e po ashtu banorëve të Delvinës, të largohen nga banesat e tyre dhe të evakuohen menjëherë.