Me FOTO – Tani çdo gjë është publike? Ledri sapo zbuloi me një mesazh të koduar Iidhjen me Xhensilën?

Reperi i njohur Ledri Vula duket se ka nisur pushimet verore në shoqërinë e këngëtares Xhensila Myrtezaj, duke shkaktuar një furtunë spekulimesh në rrjetet sociale dhe në showbiz-in shqiptar. Postimet e fundit të Ledrit në Instagram kanë ngjallur dyshime dhe kuriozitet mbi një romancë të mundshme mes dy artistëve të njohur.

Ledri publikoi fillimisht një foto nga plazhi, ku shfaqej duke pushuar dhe kishte bërë tag këngëtaren Xhensila Myrtezaj, duke vendosur në sfond një nga këngët e saj. Krahas postimit, ai shkroi: “Hala ma e nxehtë u bo vera”, një frazë që u interpretua menjëherë nga fansat si një aludim i koduar për një lidhje të re në horizont.

Pak minuta më vonë, reperi shtoi benzinë në zjarr duke postuar një tjetër foto në Instagram Story. Kësaj here, ai shfaqej nga pas, gjysmë i zhveshur, në një dhomë hoteli. Ky postim u lidh menjëherë me të parin nga ndjekësit e tij, duke rritur edhe më shumë dyshimet për një afërsi të re dhe të papritur mes Ledrit dhe Xhensilës.

Deri në këto momente, as Ledri Vula as Xhensila Myrtezaj nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për të konfirmuar apo mohuar spekulimet. Megjithatë, rrjetet sociale kanë vluar nga komentet, analizat dhe teoritë e fansave mbi mundësinë e një romance të re në botën e artit shqiptar. Të gjithë janë në pritje të një sinjali apo konfirmimi nga ana e artistëve për të kuptuar nëse pushimet e tyre verore do të jenë vërtetë “më të nxehta” për shkak të një lidhjeje të re dashurie, apo nëse gjithçka është thjesht një lojë verore për të mbajtur gjallë kuriozitetin e publikut.