“Më mirë një burrë i martuar se një djalë pa Iekë!” – Studentet hyjnë mes çifteve, alarmi i gazetares

Fenomeni i romancave mes vajzave të reja dhe burrave të martuar e financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri.

Gazetarja Linda Pano dhe detektivja private Shkënda Lili ngritën alarmin në emisionin “Dita Jonë”, duke folur për këtë trend shkatërrues mes të rinjve.

Gazetarja Pano theksoi se rrjetet sociale e kanë normalizuar këtë fenomen, ku vajzat e reja nuk e kanë problem të hyjnë në mes të një martese, duke preferuar një burrë të stabilizuar ekonomikisht sesa një djalë që duhet ta nisë jetën nga zero.

Detektivja Lili konfirmoi se në këto marrëdhënie dominon interesi: “Shoh vajza të reja që nuk kanë punuar asnjë ditë, por i sheh të veshura me marka luksoze… përgjigja është gjithmonë e njëjtë: një burrë më i madh në moshë, i martuar dhe i pasur.”

Lili paralajmëroi se pasojat janë dramatike për burrat, të cilët shpesh pendohen pasi lënë bashkëshortet për aventura, pasi duan të jetojnë “adoleshencën e humbur në moshën 40-vjeçare.”

Ajo shtoi se burrat shpesh fajësojnë gratë e tyre, por problemi kryesor është mungesa e përkushtimit dhe tradhtia e tyre.

Ky fenomen, i nxitur nga etja për luks, po shkatërron qindra familje shqiptare.

Ndërsa burrat kërkojnë aventura, viktimat kryesore mbeten gratë dhe fëmijët, të cilët përballen me një realitet ku interesi zëvendëson dashurinë.