Me një sinqeritet rrëqethës, Ronaldo tregon dhimbjen për djalin e tij që nuk jetoi dot

Ronaldo foli hapur në një intervistë me Piers Morgan, duke folur për disa nga momentet më intime dhe përcaktuese të jetës së tij, që nga humbja e njërit prej fëmijëve të tij deri te propozimi i tij i fundit për martesë me Xheorxhina Rodrigezin.

Portugezi kujtoi episodin e dhimbshëm në vitin 2022, kur ai dhe Xheorxhina prisnin binjakë, vajza e tyre Bella lindi e shëndetshme, ndërsa vëllai i saj binjak fatkeqësisht vdiq.

“Gjatë asaj kohe, ndoshta e forcuam edhe më shumë lidhjen tonë. Ishte një kohë shumë e vështirë, por më mësoi shumë. E pashë jetën nga një perspektivë tjetër. Vajza ime është mbretëresha e familjes dhe e mbush shtëpinë me lumturi”, tha Ronaldo.

Shumë vëmendje iu kushtua rolit themelor të Xheorxhinës në jetën e tij dhe të fëmijëve: “Xhio është unike. Ajo kujdeset për mua, familjen, shtëpinë… është shumë punëtore. Ajo më kupton dhe më mbështet, dhe kjo është ajo që kërkoj në jetë. Ne jemi një familje e bekuar dhe jam krenar për këtë.”