‘Më shumë i kushton rëndësi…’ Vajza e Ardit Gjebreas ‘ANKOHET’ publikisht për babain e saj, ia nxjerrë bojën para kamerave!

Ditën e sotme, Anna Gjebrea ishte e ftuar në programin “Rudina” ku foli për muzikën, artin dhe jetën si adoleshente.

Mirëpo, Anna foli edhe për raportin që ka me babain, Ardit Gjebrean. Ajo kujton me humor kërkesën e saj herën e fundit që ishte në studion e “Rudinës”, ndërsa tani ka një sfidë për të atin.

“Herën e kaluar që kam qenë këtu kam thënë që nuk e doja babin në xhirime, por që kësaj radhe në fakt kam përshtypjen që e

dëgjoi atë që thashë unë këtu dhe ua ka lënë profesionistëve në dorë që të merreshin me videoklipin dhe ka qenë vetëm një shtysë e mirë për mua, por në fakt e kam një sfidë të hapur me babin, pasi sa herë shkoj në shtëpi, unë kam filluar kompozoj edhe vetë në piano.

E marr babin, jam në shtëpi, kam bërë një këngë të re, babi kur do të vish nga puna? Ora 8 e darkës,

“ja zemra e babit se do të vij për pak”. Ora 11, vjen babi në shtëpi, hap laptopin dhe fillon punën. O babi, po kënga? “Po prit se do të merrem me ‘Këngën Magjike’”. Më shumë u kushton rëndësi këngëtarëve të “Këngës Magjike” sesa këngëtares që ka në shtëpi.