Mendimi flet për ditët e fundit të Ibrahim Rugovës: Mjekët amerikanë erdhën dhe na thanë..

Mendim Rugova, djali i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka dhënë detaje për ditët kur Presidenti u sëmur, e deri te ditët e fundit të tij.

“Kur u diagnostifiku në verë të vitit 2005, patjetër që shpresonim që ndoshta tash mundet me pasë ndonjë sëmundje të mushkërive, diçka kaluese. Mandej kur e morëm vesh, pasi i pati ato diagnozat në bazën amerikane në Gjermani atje, kur e bonëm tamam atë biopsinë… çka me të thënë Shkodran, njeriu gjithmonë po shpresojke në njëfarë mrekullie”, tha ai.

Ai në T7 ka përmendur atentatet që Presidenti kishte kaluar, më herët, e se shpresonin se do ta mposht e dhe sëmundjen,

“Kur e sheh jetën e tij, sa atentatit i ka shpëtu, mendonim që edhe kjo do të jetë njëfarë beteje që ndoshta mundet me kalu dhe mundet me shpëtu prej kësaj beteje edhe me shëndet”, tha Mendim Rugova.

Ai ka treguar momentet e fundit, kur edhe mjekët amerikanë veç se e kishin dhënë diagnozën, e që gjithçka ishte shumë e vështirë.

“Ditët e fundit, mandej, pak ishin më të rënda. Prapë se prapë mendonte njeriu njëfarë mrekullie, por u pa që.. sidomos ditët e fundit nuk pati shumë shpresa. Edhe sidomos kur erdhën mjekët amerikanë dhe ata e dhanë diagnozën që tash është problem” – është shprehur Mendim Rugova.