Meritoni u harrua, Ilnisa Agolli nis një romancë të re dashurie, nuk e fsheh fare

Ilnisa Agolli ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet me një buqetë me lule në formë zemre.

Dhurata, e shoqëruar me mbishkrimin “Me pusullë apo pa pusullë, dy sy shkëlqejnë”, ka ngjallur menjëherë aludime për një romancë të re në jetën e saj.

Ky reagim vjen pak muaj pas ndarjes së bujshme nga Meritoni, çështje që u diskutua gjerësisht në media.

Për këtë arsye, shumë ndjekës e kanë parë dhuratën dhe përshkrimin si një sinjal se Ilnisa mund të jetë sërish në një raport sentimental.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, mes urimeve, pyetjeve të drejtpërdrejta dhe komplimenteve për buzëqeshjen e saj.