Mbrëmjen e sotme ka nisur “Ferma VIP” në ekranin e Vizion Plus, Elsa Lila në klipin e saj prezantues u shpreh shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij spektakli, të cilin e cilësoi një eksperiment social shumë interesant.
“Që e vogël shpesh shkoja në fshat për t’u marrë me punë fshati dhe shpesh i kam bërë duart pis. Tani jam gati për t’i bërë sërish duart pis me kafshët.
Të jetuarit në komunitet me një grup njerëzish që nuk njihen me njëri-tjetrin është një eksperiment social shumë interesant, përpara kamerave është shumë më interesant.
Të jetuarit me një grup njerëzish përpara kamerave sëbashku me një grup kafshësh dhe bimësh është akoma edhe më interesant.
Po hyj në këtë eksperiment social duke krijuar një familje të madhe të improvizuar para kamerave, natyrës kafshëve dhe bimëve”, tha Elsa Lila.