Mësuesja kujdestare e 18-vjeçarit nuk mund t’i mbajë emocionet, reagon për dh*nën që pësoi në Vlorë

“Ngjarja e dhunës ndaj një kamarieri të ri në zonën turistike të Skelës në Vlorë ka shkaktuar reagime të forta në rrjet dhe opinion publik.

I riu, i cili u godit nga Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë, rezulton të jetë një maturant shembullor.

Përmes një komenti të publikuar nga mësuesja kujdestare e tij, mësohet se kamarieri është nxënës i klasës së njëmbëdhjetë, me nota të shkëlqyera dhe sjellje model.

Ajo shkruan se djali po punon gjatë verës për të përballuar shpenzimet e vitit të maturës dhe është shembull i rrallë pjekurie dhe edukate në mes të bashkëmoshatarëve të tij.

Ngjarja ndodhi në pranë të dhjetëra klientëve dhe turistëve, ku pas një konflikti për një shishe ujë, situata degradoi në dhunë fizike.”