‘Mezi pres të flas me ty, të kërkoj falje nëse…’ Ana Lika RRËNQETH me mesazhin prekës për nënën e saj të ndjerë

8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktores Anna Lika i mungon gruaja më e shtrenjë,

pikërisht nëna, pasi e humbi vetëm dy muaj më parë.

Ajo sot ka publikuar një foto nga fëmijëria ku nëna e mban në krah dhe e ka shoqëruar me këngën

“Come Mia Madre”, nga artisti italian Giordana Angi.

“Mezi pres te flas me ty për të marrë frymë përseri, Kërkoj falje nëse nuk të thashë se sa shumë të dua…”,

janë vargjet që ka zgjedhur aktorja.

Ilda Gjoni u nda nga jeta në një mosh të re, duke lënë pas tre fëmijë.

Ajo humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Jo vetëm familjarët,

por artist nga gjithë vendi kanë shprehur konsideratat më të larta për Ildën dhe pozitivitetin me të cilin e jetonte jetën..