Ishte momenti më i përfolur i natës së ndërrimit të viteve! Ibrahim Tatlıses dhe balerina e famshme Asena janë parë bashkë në të njëjtën skenë pas një çerek shekulli “luftë” dhe distancë totale.
Gjatë puntatës speciale të Vitit të Ri në “İbo Show”, Asena u shfaq papritur në studio. Ajo performoi kërcimin e saj të famshëm oriental, ashtu siç bënte dikur në vitet e arta të programit.
Në momentin që pa ish-partneren e tij të dikurshme, “Perandori” nuk i mbajti dot emocionet. Tatlıses shpërtheu në lot, duke krijuar një nga skenat më prekëse televizive të viteve të fundit. Ishte një rikthim në kohë që askush nuk e priste, duke pasur parasysh ndarjen e tyre të stuhishme në fillim të viteve 2000.