Momente të papritura, Xhensila jep shenja publikisht se e ka marrë malli për Besin

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj mahniti publikun me paraqitjen e saj gjatë koncertit të madh Alba Festival, duke sjellë një performancë të fuqishme dhe plot emocione.

Një nga këngët që performoi ishte edhe ajo ‘Çelësi i Zemrës’ këngë kjo qe dikur i dedikoi ish bashkëshortit, Bes Kallakut, që ishte pjese e videoklipit dhe ai, shkruan “Kosovarja”.

Ky veprim i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjet, duke e parë si një kujtim të bukur që Xhensila e rikthej në skenë.