MOS! Bora Zemani ‘braktis’ botën e televizionit dhe i drejtohet një tjetër rruge?

Bora dhe Donaldi mund të vijnë me një film të ri, i zhanerit aksion, sipas ekspertit të kri minalistikës, Ervin Karamuços. I ftuar në një emision televizive, ai tha:

“Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film tjetër që do të jetë aksion. Më thirri partneri i vet dhe më tha: “Profesori, do të na duhet për ca skema”, por refuzova të jem pjesë e filmit, një instruktor dhe këshilltar, për ca skena që do realizohen në film”, u shpreh Karamuç

Më tej vijoi: “Bora do të dalë aty një figurë e jashtëzakonshme, shumë pozitive mendoj unë”.

Bora duket se i ka hyrë seriozisht rrugëtimit në kinema, pasi është edhe aktore dhe regjisore, së bashku me Donaldin në filmin “5 herë jo”.

Në premierën e filmit, Bora u propozua për martesë nga Donaldi dhe momentit të bukur iu shtua edhe djali i saj, Arbori, i cili ndau gëzimin me çiftin.