“MOS E VAZHDO MË!” Brikena e vendos Mateon me shpatulla pas muri: “Po e bën sikur je i dashuruar, mjaft!”

Raporti midis Mateos dhe Brikenës sa vjen e bëhet ende më i komplikuar.

Të dy banorët patën një bisedë vetëm e vetëm me njëri-tjetrin në oborr, me Mateon që i shprehu sërish pëlqimin e tij Brikenës, ndërsa kjo e fundit i kërkoi që kjo temë të mos hapej më.

Pjesë nga biseda

Mateo: Ka ardhur një pikë këtu që edhe po të dal budalla para teje nuk më intereson shumë.

Brikena: Nuk je.

Mateo: Por me vetëdije. Respektin për veten nuk e humb ndonjëherë. Unë jam sa i mirë, edhe i keq. Të më kesh mua afër, unë jam njeriu më i mirë në botë për ty. Të më bësh një të keqe, një mashtrim, një gjë, unë bëhem si akull.

Brikena: Të gjithë jemi kështu.

Mateo: Jo se ke tipa e tipa. Ke Gimbon, që doli në dy Prime, s’ka bërë asgjë.

Brikena: Nuk e shoh në atë mënyrë të keqe Gimbon. Kam respekt edhe për Gimbon, edhe për Selin.

Mateo: Çfarë them unë e çfarë thua ti.

Brikena: Nuk dua të flas me ty kur ia nis me tema pa lidhje, me gjëra që nuk ekzistojnë. Mjaft!

Mateo: Mirë, më fal. Gjithçka që bëj, e bëj që ti të ndihesh mirë. Ty të duket e lehtë për mua të të kem ty vërdallë nëpër shtëpi.

Brikena: Mateo, mos e vazhdo më këtë temë të lutem.

Mateo: Çfarë teme do ti?

Brikena: Ti po e bën një pëlqim sikur je i dashuruar me një person.

Mateo: Ndjesi kam

Brikena: Mirë, ti ke një pëlqim për mua si vajzë. Por ti po e bën pëlqimin sikur je i dashuruar.

Mateo: Dashuria është fjalë e madhe.

Brikena: Po pra, dashuria është fjalë e madhe…