“Mu rikthyen kujtimet nga fëmijëria” Rrëfimi TR0NDITES i Ronaldos: Ja pse dështova në Big Brother VIP

Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe prekës lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania”, duke zbuluar shkakun e vërtetë, sipas tij, pse nuk pati sukses.

Ai u shpreh se dështoi në lojë pasi iu rikthyen traumat e vjetra të bullizimit që kishte përjetuar që në fëmijëri.

Rrëfimi i tij filloi me një foto nga shkolla, ku ai shkroi: “Për 9 vite me radhë, në këtë shkollë qeshnin kur unë i tregoja për ëndrrat e mia, ose më saktë, talleshin.”

Më pas shkroi: “Bullizmi, i lë trauma të cilat duan vite dhe shumë punë të shërohen. Kujdesuni për fëmijët tuaj, mësojini se si të kenë vetëbesim… Askush s’ka të drejtë të ndikojë në vetëbesimin e fëmijës tuaj.”

Ronaldo bëri lidhjen mes kësaj të shkuare dhe dështimit në reality show, duke thënë: “Nuk e kam thënë kurrë më parë! Unë në Big Brother dështova sepse mu rikthyen gjithë traumat e bullizimit. Pas asaj eksperience gjithçka ka ndryshuar. Kam punuar çdo javë me psikoterapistë për të shëruar traumat të cilat në sfida të tilla më bënin të ndihesha i intimiduar. Sot, nuk më shqetësojnë bullistat.”

Ronaldo bëri edhe një apel të fortë për rëndësinë e shëndetit mendor dhe trajtimit, duke thënë: “Nga ky Ronaldo, në këtë Ronaldo, mu desh shumë punë. Nëse mendoni që keni plagë të pashëruara, gjeni një psikoterapist të mirë dhe punoni me të sepse çdo gjë shërohet.”