Mbrëmjen e djeshme, Brikena dhe Mateo kanë darkuar bashkë, meqenëse në Prime-n e së martës fituan sfidën për buxhetin e javës.
Sapo shkuan te dhoma e surprizave, Mateo pyet Brikenën se kë do të merrte nëse do e fitonte e vetme sfidën dhe ajo tha emrat e Selin dhe Juelës.
Nga ana tjetër, Mateo u shpreh se kur e kanë pyetur se kujt do i linte fitoren, ai ka menduar vetëm për buxhetin dhe ka thënë emrin e Malit. Por kur mori vesh se duhej të linte edhe darkën, ai tha ‘se nuk bëhej llaf t’ja lija dikujt tjetër darkën’.
Pjesë nga biseda:
Brikena: E kemi merituar
Mateo: As që bëhet llaf, përderisa e kemi fituar
Mateo: Po ta kishe fituar, kë do kishte ftuar për darkë? Se mua e di që nuk do më kishe ftuar, po ta kishe fituar vetëm?
Brikena: Një vajzë
Mateo: Kë
Brikena: Selin ose Juelën
Mateo: Kur më thanë mua aty kujt do ia kishe lënë, u kujtova se e kishin vetëm për buxhetin që thashë Mali, tha Selin pse s’më the mua
Brikena: Pse Malin?
Mateo: Se e konsideroj mik, pse mos t’ja lija buxhetin. Po darkën nuk ja lëshoje, nuk bëhej fjalë fare
Brikena: Ça lidhje ka?
Mateo: Ashtu mendoj unë
Brikena: Si darkë? Mali me ngrënë me mua?
Mateo: Po, pra. Se pastaj më thanë se i bie dhe darkën, po nuk bëhej llaf fare.